http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Punonjësit e policisë bashkiake të Tiranës, i janë bashkuar thirrjes së Presidentit Meta për të dhuruar gjak. Kjo nismë është përshëndetur edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

?Jam shumë krenar për të gjithë kolegët e Policisë Bashkiake. Bashkia e Tiranës është gjithmonë e para në çdo nismë fisnike, për të dhënë një kontribut të prekshëm për qytetarët. Policia Bashkiake i është përgjigjur thirrjes së Presidentit të Republikës, siç i përgjigjet thirrjes së çdo qytetari që ka nevojë për Policinë Bashkiake. Këta punonjës bëjnë një nga punët më të vështira, më delikate, që kërkon shumë nerva e durim. Sikur një ditë të mos jetë Policia Bashkiake, rikthehet Kandahari që kemi pasur.?

Veliaj apeloi qe ky shembull për dhurimin e gjakut të ndiqet edhe për bashkitë e tjera ne vend.

?E shfrytëzoj këtë mundësi t?i bëj thirrje jo vetëm policëve bashkiakë dhe bashkive të tjera, por çdo institucioni jashtë Tiranës, që të trokasë në derën e Kryqit të Kuq, të jenë pjesë e kësaj aleance, dhe teksa njerëzit kthehen nga pushimet, qoftë edhe për rigjenerimin fizik të trupit, dhurimi i gjakut është një kauzë që ndihmon jo vetëm atë që po merr gjakun e dhuruar, por edhe atë që e dhuron. Ndaj, i bëj thirrje qytetarëve që t?i bashkohen aleancës së shpallur nga Presidenti për dhurimin e gjakut, sepse është ndoshta mundësia më e mirë se si dhjetë minuta dhe disa mililitra gjak, mund të shpëtojnë jetën e një njeriu, që nesër mund të ndryshojë realitetin në këtë vend?

Fushata e dhurimit te gjaku është iniciuar nga presidenti i republikës për plotësimin e nevojave të fëmijëve talasemikë.