Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një ditë pas dështimit të votimit për ligjin e magjistratëve, kryeminsitri Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike Basha, kanë shkëmbyer replika në rrjetet sociale. Për kreun e qeverisë, pastrimi i sistemit nga gjykatësit e korruptuar nuk është gjë tjetër veçse operacion i organizmave të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Duke përdorur një shprehje popullore, Rama shkruan se Më mirë djepi bosh se shejtani brenda.

?Po mbetemi pa gjykata të sipërme?Jo! Po operojmë organizma të kancerizuar që e degraduan deri në kockë drejtësinë. Më mirë djepi bosh se shejtani brenda! Ky pastrim është shpëtim për dekada e breza që vijnë,rilindja e këtyre gjykatave është vetëm çështje e më pak se një viti?

Por, në replikë me kryeministrin, kryedemokrati thotë se Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. Basha shkruan në facebook se ata që i quan shejtanët në djepin e Prokurorisë i duhen për të mbrojtur ekspontentë të lartë të Partisë Socialiste dhe ministrave.

?Djepi bosh i Gjykatës Kushtetuese i duhet kryeshejtanit për të mbrojtur mega aferën 200 milionë Euro me grabitjen e Teatrit Kombëtar. Ndërsa shejtanët në djepin e Prokurorisë ju duhen për të mbrojtur lidhjet me krimin dhe aferat korruptive, nga Tahiri te Xhafaj, nga Dako te Veliaj, nga Gjiknuri te Ahmetaj, nga Sejdini te Roshi me shokë?.

Vetingu në radhët e gjyqtarëve dhe prokurorëve ka nxjerrë jashtë funksionimit Gjykatën Kushtetuese, dhe rrezikon edhe për Gjykatën e Lartë.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pa-gjykate-te-larte-rama-me-mire-djepi-bosh-se-shejtani-brenda