Pas dëmeve që u shkaktuan nga shiu i të hënës në spitalin e Shkodrës, Drejtoresha e spitalit Teuta Rrjolli është shprehur se nuk ka patur probleme me tarracën.<br /><br />Në një prononcim për Report Tv, sipas saj përmbytjet në spital u shkaktuan nga tubi i shkarkimit, i cili pësoi çarje dhe jo nga tarraca.<br /><br />Nuk u dëmtua tarraca por u ça tubi i shkarkimit të ujrave. Përveç imazherisë u përmbyt dhe reparti i fizioterapisë por fatmirësisht nuk ka dëme në pajisje. Për këto dëmtimë në spital fajësoj kolektorët e jashtëm. Që ditën e djeshme nisën punimet për riparimet e tubit të çarë