Zjarret masive të dy ditëve të fundit shkatërruan periferinë e Athinës duke lënë të vdekur mbi 80 persona, ndërsa mbi 100 janë të zhdukur, rreth 200 të plagosur dhe mijëra shtëpi të shkatërruara plotësisht.<br /><br />Në disa zona ka ende vatra aktive, ndërsa në disa të tjera pas largimit të flakëve, që dogjën gjithçka, mediat vendasve sjellin pamjet e katastrofës që la pas tym dhe hi, pasi mijëra banesa u shkrumbuan nga zjarri.<br /><br />Mati, ishte një nga zonat më të dëmtuara nga zjarret, resortet u shkatërruan duke u djegur plotësisht, ndërsa autoritetet vijojnë kërkimet për gjetjen e të zhdukurve. Banorët tregojnë se si erërat e fuqishme ndihmuan flakët që të përparonin me shpejtësi.