http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërkohë që rreziku nga zjarret është gjithmonë evident, ministria e mbrojtjes ka rritur kapacitetet për përballimin e emergjencave. Tragjedia në Greqinë fqinje, vlerësohet si një mësim për t?i bërë ballë çdo situate. Në bazën detare të Kepit të Palit, janë ekspozuar vetëm një pjesë e mjeteve që do të ndërhynë në raste zjarresh.

Olta Xhaçka: ?Siç kemi qenë të angazhuar për përmbytjet, siç kemi pastruar plazhet, siç kemi qenë të angazhuar për pastrimin e hot spoteve, në ndërtimin e rrugëve, ashtu do jemi të angazhuar edhe gjatë këtyre ditëve të nxehta ku rreziku nga zjarret. Ministria e Mbrojtjes dhe Forcat e Armatosura, janë në çdo kohë të gatshme janë veprojnë, edhe kur të tjerët pushojnë?

E ndërsa ftoi qytetarët të jenë në përgjegjshëm, ajo tha se ligji do veprojë ashpër ndaj kujtdo që bëhet shkaktar për zjarre.

?Çdo veprim i qëllimshëm apo nga pakujdesia, do marrë ndëshkimin e merituar dhe do përballet me drejtësinë?

Në ceremoninë e prezantimit të mjeteve te reja u bë me dije se shumë shpejt do të ngrihet një strukturë e re, e aftë të përballojë situatat e emergjencave civile e që do koordinojë veprimet e të gjitha institucioneve.