Pendesa e Anna Malajt dhe kushëririt të saj nuk e bindën gjykatën t?i lërë të lirë dy grabitësit e karburanteve. 31-vjeçarja ishte e para që u shoqërua në Gjykatën e Fierit për t?u njohur me masën e sigurisë.

Pas saj në sallën e gjyqit hyri edhe kushëriri i saj Emiljano Grembi. E reja kërkoi falje duke thënë se paratë i duheshin për të rritur dy fëmijët, pasi nuk ishin mirë ekonomikisht. Ndërsa 22-vjeçari tha se nuk kishte marrë asnjë lek nga paratë e grabitura. Sipas tij para se të kryente grabitjet Anna dehej pasi ndihej me e lirë. Interesimit të gazetarëve 31-vjeçarja iu përgjigj vetëm me gjeste.

Nena e Emiljano Grembit e cila priste vendimin jashtë gjykatës fajëson për gjithçka mbesën.

Dy të rinjtë në datën 2 korrik kishin grabitur një karburant në Levan duke marrë nga aty 30 mijë lekë të reja. Ndërsa në dy raste të tjera kishin tentuar, por pa sukses.