Surprise Me!

Teatri/ Imami për Report Tv: Do monitorojmë çdo hap, s'do lejojmë përfitime

2018-07-26 0 Dailymotion

Në një prononcim për ?Report Tv?, aktori Artan Imami ka folur mbi peticionin e artistëve drejtuar presidentit Meta për kalimin e ligjit për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Imami është shprehur se të gjitha plejadat e aktorëve kanë kërkuar një Teatër Kombëtar me të gjitha kushtet por vetëm ata patën rastin që të pyeten.

Sipas tij, aktorët do të monitorojnë çdo hap të procesit në mënyrë që të mos lejohen përfitime.

Të gjitha plejadat kanë qënë të interesuara për të pasur një Teatër Kombëtar që t?i përmbushte të gjitha kushtet. Ne patëm fatin që të pyetemi. Ne duam që të jemi pjesë e kësaj vendimmarrje kështu që asnjëri nuk mund të bëjë hile. Duhet të sigurohemi jo vetëm për pamjen e jashtme.

I gjithë ky debat e pati një fund të shumë të mirë dhe bëri që produkti final të jetë serioz. Ne ia arritëm me protestën tonë.

Mirë do ishte që ne ta shohim që në fillim planin e detajuar për Teatrin por e dimë që diçka e tillë në një fazë nuk është i mundur për shkak të kostove financiare. Më në fund ne do të jemi në skenë dhe ju në sallë, ta ndjejmë veten ne-artistë dhe ju-publik.

Artan Imami

Buy Now on CodeCanyon