Edhe pse Banka e Shqipërisë vazhdon programin e ndërhyrjeve në tregun e këmbimit valutor, leku vijon të qëndrojë i fortë përballë monedhave kryesore: Euros dhe Dollarit.

Përgjatë javës së fundit, monedha e përbashkët europiane nuk ka arritur të kalojë nivelin e 126 Lekëve, kuotë e njëjtë me atë të muajit Qershor kur nisi blerja e valutës së tepërt nga banka qendrore.

Për ekspertët kjo situatë lidhet me prurjet e kërkesës për lekë nga turistët. Ardian Civici thotë se nëse nuk do të ishte ndërhyrë, sot leku do të ishte akoma dhe më i fortë.

Por edhe pse vlera e monedhës kombëtare është rritur, oferta e turizmit shqiptar këtë vit është më e shtrenjtë.

Ekonomistët analizojnë se kursi i këmbimit nuk do të pësojë ndryshime të dukshme deri në fund të shtatorit. Nëse duhet të presim ekuilibra të rinj në këtë treg, duhet që njëherë të mbyllet sezoni turistik.