Surprise Me!

Report Tv- Video ekskluzive/ Bie nga disa metra lartësia efektivi i SHÇBA-së

2018-07-26 0 Dailymotion

Gjatë një operacioni të Policisë së Shtetit dhe Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, për kontrollin e parcelave të kanabisit në jug të Shqipërisë, një punonjës i SHÇBA-së është rrëzuar nga disa metra lartësi duke lënduar shpatullën.

Ngjarja ka ndodhur në malet e Vranishtit ku policët po zhvillonin një operacion për të kontrolluar nëse ka patur mbjellje të parcelave me kanabis.

Burime për Report Tv bëjnë me dije se operacioni i shpëtimit ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërkohë që mësohet se gjendja e efektivit në spitalin e Traumës është jashtë rrezikut për jetën. Efektivi është transportuar me helikopter nga Vlora drejt Tiranës, ndërkohë që Report Tv ka siguruar pamjet ekskluzive të shpëtimit të efektivit.

Siç shihet edhe nga pamjet helikopteri e ka patur të pamundur të shkojë në vendin e plagosjes, ndërkohë që transportin e tij deri në vendin ku ndodhej helikopteri e kanë bërë mjekët dhe kolegët e tij.

Buy Now on CodeCanyon