http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Greqia pas zjarreve këtë të enjte po përballet me përmbytje. Një stuhi e furishme ka përfshirë këtë mesditë Greqinë, duke shkaktuar të paktën 200 makina të përmbytura brenda 15 minutash në Maroussi.

Gjithashtu Kifissia, Vrilissia, Melisian, Nea Eritrea dhe Maroussi u përmbytën në pak minuta.

Vërshimi i ujërave ka përkeqësuar situatën në akset rrugore në Kifisia, Penteli, Halandri dhe Vrilissia, të cilat u mbyllën për shkak të përmbytjeve, ndërkohë që automjetet kishin qëndruar në vend.

Përmes fotove të mëposhte do të shikoni gjendjen në të cilën ndodhën rrugët në disa zona në Greqi.