Surprise Me!

Vetting i dyte per Bashkim Dedjan

2018-07-26 0 Dailymotion

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit gjeti parregullsi në deklarimin e pasurisë së gjyqtarit të Gjykatës së Tiranës, Bledar Abdullai. Në dëgjesën e Vetting-ut rezultoi se gjyqtari ka deklaruar se është investitor në fondin e pensioneve, në një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka deklaruar se edhe bashkëshortja e mamaja e tij, janë aksionere në të njëjtën shoqëri.

Komisioneri Publik ankimon vendimin që konfirmoi në detyrë kreun e Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Vendimi erdhi pas kërkesës së ekspertëve të huaj të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, të cilët nuk ishin dakord me vendimin e 13 Qershorit, kur Dedja u rikonfirmua në detyrë.

Pasi kaloi Vetting-un, kryetari i Gjykatës Kushtetuese u shpreh se ishte si të kaloje varrin për së gjalli.

Ndërkohë nga selia e Partisë Demokratike janë artikuluar akuza për procesin e Vetting-ut të gjyqtarit Ilir Toska. Sipas opozitës, Toska është vlerësuar nga shërbimet inteligjente si i papërshtatshëm me detyrën. Në dosjen e Vetting-ut, thotë PD, rezulton se SHISH informoi se gjyqtari Toska ka marrë ryshfet që të mos jepte një masë disiplinore, gjatë kohës kur ishte në detyrën e kryeinspektorit të KLD-së. Pavarësisht kësaj, Toska e kaloi Vetting-un.

"Siç thuhet në raportin zyrtar, gjyqtari Ilir Toska, kandidat i Edi Ramës për këshillin e Lartë Gjyqësor, ?rezulton individ i mundshëm për t?u vënë nën presion nga struktura kriminale?, por ai u konfirmua në detyrë nga Vetting me urdhër politik të Edi Ramës", deklaroi Alibeaj.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon