Policia e qytetit verior ka goditur një grup që trafikonte klandestinë në SHBA dhe Angli duke arrestuar 9 persona, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim. Grupi kriminal trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave, kartave të identitetit italiane dhe greke, viza, leje drejtimi, karta studenti etj. dhe nga përdorimi i tyre mundësohej kalimi për në Angli dhe SHBA. Ata merrnin 8-12 mijë euro për një person për ta dërguar ilegalisht në Angli dhe SHBA.<br /><br />Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t?u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli ? SHBA. Kreu i grupit ishte Gazmend Garupi, ndërsa Sotiraq Antoni dhe Haxhi Ramadani ishin bashkëpunëtorë.
