Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Tre persona të maskuar dhe me armë kanë tentuar të grabisin një 62 vjeçar në lagjen Ahmet Haxhija?, në Shkodër, por tentativa e tyre fatmirësisht ka dështuar.

Ngjarja ndodhi gjatës natës (26 korrik) në afërsi të shkollës 9-vjeçare "Ismail Qemali".

Autorët pasi kanë hyrë brenda shtëpisë kanë goditur disa herë Agron Veselin dhe i kanë kërkuar paratë. Grabitësit e kanë kërcenuar se do ta vrasin por Veseli i është përgjigjur duke i thënë se nëse donin mund ta qëllonin por ai nuk kishte para.

Kanë qenë fqinjët që dëgjuan zhurmat dhe njoftuan policinë e cila në pak minuta mbërriti në vendngjarje.

Policia është përleshur fizikisht me njërin prej autorëve, Pllumb Kolbuçaj, 45 vjeç, banues në lagjen Guerile, Shkodër, i cili është arrestuar më pas.

Po kështu është ndaluar dhe njëri prej të dyshuarve si bashkëpunëtorë, Abdullah Hardhiçaj, 62 vjeç ndërsa është shpallur në kërkim F.Sh, 20 vjeç.

"Keto shtetas u arrestuan pasi dyshohet të ketë qenë autorë të grabitjes, të cilët sebashku me një shtetas tjetër, kanë tentuar të vjedhin me dhunë banesën e shtetasit A. V. 62 vjeç, me të cilin janë konfliktuar fizikisht, duke i shkatuar dëmtime, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu është identifikuar edhe autori i tretë i cili u shpall në kërkim shtetasi F. Sh. 20 vjeç, banues në Shkodër" informon policia e Shkodrës.

Agron Veseli 62 vjeçari që u sulmua nga grabitësit ka marrë plagë në kokë, fytyrë dhe trup. Ai u dërgua për mjekim në spitalin e Shkodrës. Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në momentin e arrestimit dy personave iu gjet maska, doreza, dhe një levë hekuri të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/shkoder-hyjne-te-grabisin-banesen-konfliktohen-fizikisht-me-pronarin