http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Edhe pse nuk i thotë asnjëherë jo një projekti artistik që e lidh me Shqipërinë, Irida Dragoti ka zgjedhur që karrierën e saj ta zhvillojë në Itali. Tregu i punës, serioziteti në projekte dhe përfitimet janë më të mëdha në teatrot e vogla italiane se në teatrin e madh të operas në Tiranë.

Sinkron ka më shumë projekte dhe jam zhvilluar shumë nga ana vokale

Në Tiranë vjen sot në një koncert të vogël me qëllime bamirësie. Ajo do të performojë bashkë me artistët Emilia Diakopulo, Martina Grecia, Costanza Li Keng e Silvia Lee.

Megjithatë, sopranoja do të rikthehet në Romë, sepse pas Traviatës, një tjetër debutim në opera e pret aty.

Irida Dragoti rikthehet pas dy vjetësh në Tiranë. E pas koncertit me Inva Mulën, mbrëmjen e kësaj të premteje do të performojë në ambientet e katedrales ortodokse.