Surprise Me!

Ora News - Hëna e përgjakur dhuron spektakël në Tiranë

2018-07-27 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Edhe në Tiranë si në shumë vende të botës, u regjistrua eklipsi më i gjatë i hënës për këtë shekull.

Hëna kaloi përmes qendrës së hijes së Tokës dhe mori gradualisht një ngjyrë të kuqe ose të kafe të kuqërremë.

Fenomeni u ndoq me anë të një teleskopi nga pedagogë dhe studentë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës por edhe nga qytetarë të Tiranës. Pedagogia e fizikës Mimoza Hafizi u shpjegoi të pranishmëve fenomenin e eklipsit.

Ndërkohë astrofizikanti Erald Buneci tha për Ora News, se eklipsi ka një kohëzgjatje prej 103 minutash ndërsa shpjegoi edhe efektet pamore që duken si pasojë e pozicionimit të planeteve.

Fenomeni ka tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëe që e ndoqën nga pika e vrojtimit në taracën e Fakultetit të Shkencave të Natyrës por edhe nga ballkonet apo në rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/hena-e-pergjakur-dhuron-spektakel-ne-kryeqytet

Buy Now on CodeCanyon