Surprise Me!

Përplasje me armë zjarri mes dy grupeve rivale para Bashkisë së Korçës, një i plagosur

2018-07-28 2 Dailymotion

Një përplasje me armë zjarri ka ndodhur këtë të shtunë përpara Bashkisë së Korçës, në lagjen nr.7, pas një konflikti mes disa personave, duke shkaktuar panik te kalimtarët e rastit. Ngjarja ka ndodhur në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. <br /><br />Gazetarja e Report Tv, Iris Rezhda, raporton se personat e përfshirë në konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe janë përleshur me njëri-tjetrin. Për pasojë njëri prej tyre, i identifikuar si Erjon Hoxhallari, 38-vjeç, një person i njohur nga policia pasi rezulton me precedent penal, ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Ai është transportuar me urgjencë në drejtim të spitalit të Korçës ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.<br /><br />Mësohet se një prej personave të përfshirë në konflikt është një ish-punonjës policie i cili ka shpëtuar pa lëndime. Shkak për ngjarjen mendohet të jetë hakmarrja mes dy grupeve rivale.

Buy Now on CodeCanyon