Surprise Me!

Ora News - Korçë, 38-vjeçari dyshohet se u qëllua për hakmarrje mes grupeve të trafikut të drogës

2018-07-28 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Konflitet e vjetra dhe hakmarrja mes grupeve të përfshira në trafikun e drogës janë pistat që po hetohen për motivin e plagosjes së një 38-vjeçari, pasditen e kësaj të shtune në qendër të qytetit të Korçës.

Ai është Erion Hoxhallari dhe tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin rajonal, pasi mori një plumb në dorë.

I riu u qëllua me psitoletë në një prej zonave më të frekuentuara të qytetit. Ngjarja që shkaktoi panik mes qytetarëve të shumtë u regjistrua përpara bashkisë dhe vetëm 50 metra larg nga komisariati.

Në njoftimin e parë policia theksoi reagimin e shpejtë falë të cilit ka vënë në pranga autorin, por për të nuk bëhet i ditur identiteti dhe disa persona të tjerë të përfshirë. Ndërsa shkakun e konfliktit e klasifikojnë për motive të dobëta.

Burime thonë se janë konfliktet e vjetra mes dy grupeve të dyshuara si të përfshirë në veprimtari të paligjshme.

Personat në këtë konflikt kanë zbritur nga tre automjete dhe fillimisht kanë debatuar dhe janë përleshur me njëri-tjetrin derisa gjithcka u përshkallëzua në pëërdorimin e armës së zjarrit. Mësohet se një prej individëve të përfshirë në konflikt është një ish punonjës policie.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/korce-38-vjecari-dyshohet-se-u-qellua-hakmarrje-mes-grupeve-te-trafikut-te-droges

Buy Now on CodeCanyon