http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Partia Demokratike ka vijuar serish sulmet ndaj Qeverise per marrjen ne mbrojtje te gjyqtarit Ardian Dvorani dhe lidhjet e tij me vëllain e ministrit Fatmir Xhafaj. Ne nje dalje per mediat, deputetit Gent Strazimiri ju drejtua serish organeve te vetingut.

?Partia Demokratike pyeti dy ditë më parë, nëse organet e vettingut e kishin verifikuar faktin e kontaktit të papërshtatshëm të Ardian Dvoranit, mikut të Fatmir Xhafajt me vëllanë e tij Agron Xhafaj, i dënuar me burg si anëtar i një organizate kriminale dhe trafikant ndërkombëtar droge.

Duke mos marrë përgjigje mbi këtë fakt, sot Partia Demokratike pyet përsëri dhe drejtpërdrejtë organet e vettingut:

A ka qenë Ardian Dvorani ndërmjetësi i Agron Xhafajt me anëtarët e Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë për të vendosur mosekstradimin në Itali të Gramoz Murataj, anëtarit të bandës së Agron Xhafajt, i dënuar bashkërisht me të për trafik ndërkombëtar droge?

A ka kontaktuar Fatmir dhe Agron Xhafaj me gjyqtarin Ardian Dvorani gjatë asaj periudhe?

Organet e vettingut kanë detyrimin të japin përgjigje mbi këto pyetje dhe të sqarojnë opinionin publik, nëse i kanë verifikuar këto fakte dhe si i kanë verifikuar ato.?

Por selia blu nuk është mjaftuar vetëm me Dvoranin, por ka vijuar sulmet ndaj emërimeve per gjyqtare ne Gjykatën e Strasburgut.

?Shqiptarët kanë të drejtë të dinë se bllokimi i emërimit të gjyqtarit shqiptar në Gjykatën e Strasburgut prej 2 vitesh bëhet për shkak se Edi Rama nuk heq dorë nga propozimi si kandidat i kunatit të Fatmir Xhafajt, ish anëtarit të Gjykatës Kushtetuese Sokol Berberi apo përfaqësuesve të Fondacionit Soros, së fundmi të Darien Pavlit. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka refuzuar 4 herë kandidaturat e propozuara nga Shqipëria dhe zyrtarisht 2 herë ka informuar Qeverinë Shqiptare se procesi i përzgjedhjes së kandidaturave ka qenë jo transparent dhe nuk ka garantuar profesionalizimin dhe meritokracinë në përzgjedhje.?

Partia Demokratike i konsideron kandidaturat e propozuara nga Qeveria për në Gjykatën e Strasburgut si tërësisht nën kontrollin e Edi Ramës dhe të përzgjedhura në një proces të korruptuar politikisht.