Surprise Me!

12 mijë € për në SHBA, ‘koka’ e grupit në Shkodër me 4 trafikantë lihen në burg, 4 lirohen

2018-07-29 0 Dailymotion

Gjykata e Shkallës së Parë ka lënë në burg vetëm 5 nga 9 të arrestuarit për trafik të klandestinëve nga Shqipëria në Angli dhe në SHBA për 8-12 mijë euro. Avokatët kanë kërkuar masë më të lehtë sigurie me argumentin se nuk kanë qenë të dënuar më parë, por në fund gjykata ka në burg kokën e grupit Gazmend Garupi dhe 4 bashkëpunëtorë të tjerë. Ndërsa për 4 të tjerët hetimet do të vijojnë në gjendje të lirë, një në arrest shtëpie dhe 3 në detyrim paraqitje. Theksojmë se dy persona janë shpallur në kërkim.<br /><br />Report Tv sjell pamjet nga momenti kur të arrestuarit u futën në gjykatë. Masa e sigurisë zgjati 5 orë, ndërsa jashtë ambienteve të gjykatës kanë qenë familjarët e personave të arrestuar. Grupi kriminal u godit dy ditë më parë, pasi u dokumentua me prova se trafikonte emigrantët përmes falsifikimit të pasaportave dhe kartave të identitetit të vendeve të BE.<br /><br />Grupi kriminal realizonte martesa fiktive me shtetase dhe shtetas bullgarë nëpër zyra të ndryshme të Gjendjes civile të Shqipërisë për t?u pajisur me dokumente, ndërsa më pas i shoqëronin deri në destinacionin final. Rruga që ndiqnin personat ishte nga Shqipëria, (Sicili)-Itali, - Maltë - Angli, si dhe nëpërmjet një rruge tjetër Shqipëri - Kosovë - Kroaci - Itali - Maltë ? Angli ? SHBA. Grupit kriminal iu sekuestrua edhe një laborator që përdorej për falsifikimin e dokumenteve.

Buy Now on CodeCanyon