Në kuadër të vitit të Skëndërbeut është organizuar eksporiza e piktorit Agim Sulaj në të cilën janë shpalour ide të artistit për figurën e heroit tonë kombëtar, por edhe për emigrimin e shqiptarëve. Aktiviteti u mbështet nga Bashkia e Vlorës, e cila ekzpozoi punimet e artistit në ambientet e saj.

Kryebashkiaku Dritan leli tha se ekspozita e sotme e piktorit Sulaj shndërroi Bashkinë e Vlorës në një galeri arti.

Në kuadër të vitit të Skënderbeut, bashkë me dy nga personalitetet më të mëdhenj të artit vlonjat, që prej shumë vitesh jeton në Itali organizojmë sot këtë ekspozitë arti.

Dritan Leli

Piktori vlonjat Agim Sulaj i cili prej vitesh jeton në Itali falenderoi Bashkinë e Vlorës për ftesën teksa shtoi se restaurimi i saj i ka dhënë qytetit një bukuri të veçantë. Piktori Sulaj shpjegon edhe idenë per ndarjen e ekspozitës.

Ekspozita ndahet në dy pjesë. Pjesa e parë ka një prezantim të katër karikaturave që unë kam fituar nëpër konkurime të ndryshme. Ndërsa në sallën lartë, bëjmë pjesë tablotë në vaj, i dedikohen fëmijërisë, i dedikohen detit të Vlorës si edhe figurave historike.

Ndër të tjera në ekpozitë një pikturë që u vlerësua së tepërmi është dhe një valixhe e cila lidhet me emigrmin e shqiptarëve, vuajtjet dhe dëshirën e tyre për t?u larguar. Në këtë event kanë qenë të pranishëm edhe konsullja e Italisë në Vlorë, si edhe piktori i popullit Nestor Jonuzi.