Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në një kohë kur drejtësia shqiptare është në protje të ekstradimit në Shqipëri të Arbër Çekajt, pronari i kompanisë "Arbri Garden", në magazinën e të cilit u kap sasia prej 613 kg kokainë e mbërritur nga Kolumbia. Kompania e këtij të fundit kërkon rikthimin e kamionit të sekuestruar.

Me anë të një kërkese të bërë nga avokatët dy kompanitë Ecoalmax dhe Arbri Garden kërkojnë rikthimin e mjetit, me të cilin u transportua ngarkesa me banane nga Porti i Durrësit deri në Maminas, ku u sekuestrua edhe lënda narkotike. Avokatët pretendojnë se kamioni nuk ka ndonjë vlerë në hetimin e ngjarjes, ndërsa kërkojnë rikthimin e tij në dorëzim të kompanisë.

Kërksa e avokatëve do të shqyrtohet në 30 korrik në Gjykatën e Krimeve të Rënda. Po kështu hetimet për këtë linjë trafiku janë shtrirë dhe në persona të tjerë që dyshohet të kenë lidhje me sasinë e lëndës narkotike.

Pak javë më parë policia bëri me dije se ishin bllokuar dy llogari bankare, njëra në vlerën e 38 mijë dollarëve dhe tjetra në 10 milionë lekë të kompanisë Ecoalmax dhe Arbri Garden.

41-vjeçari vazhdon të mbahet në Gjermani ku dhe u arrestua në 4 maj dhe është në pritje të ekstradimit.

Për autoritetet gjermane janë duke u kryer disa veprime hetimore atje duke i përfshirë edhe Çekajt, ndërkohë që ende nuk kanë marrë një vendim për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Disa herë Gjykata e Krimeve të Rënda ka rrëzuar kërkesat e avokatëve për ndryshimin e masës së sigurisë për dy të arrestuarit, shoferin Armando Pezaku dhe menaxherin e kompanisë, Donaldo Lushaj.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kokaine-ne-banane-porositesi-kerkon-kthimin-e-pronave