Surprise Me!

Ora News - Ministri gjerman: Të gjithë aktorët politikë në Shqipëri duhet të mbështesin reformat

2018-07-30 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas, deklaron se Gjermania është e impresionuar nga reformat e Shqipërisë në fushën e drejtësisë dhe sundimit të ligjit.

Në një postim në twitter pas takimit që pati me homologun shqiptar, Ditmir Bushati, kryediplomati gjerman shkruan se shqiptarët kanë çdo arsye të jenë krenarë për këtë.

Sipas tij, të gjithë aktorët politikë në Shqipëri duhet të mbështesin reformat e vazhdueshme.

Në takimin me Bushatin, Ministri i jashtëm gjerman tha se është në "interesin strategjik" të Bashkimit Evropian të zgjerohet në Ballkanin Perëndimor sepse përndryshe Kina dhe Rusia do të fitojnë ndikim në vendet e rajonit.
Heiko Maas tha të hënën se Maqedonia dhe Shqipëria kanë filluar të vënë në vend reformat e kërkuara për anëtarësimin në BE.

Maas tha se ai "është i bindur se njerëzit në Ballkanin Perëndimor duan të jetojnë ashtu siç bëjmë në Evropë dhe jo në mënyrën sesi njerëzit në Kinë apo Rusi duan të jetojnë".
Maas thotë se Gjermania është "shumë, shumë pozitive për zgjerimin e BE-së në Ballkanin Perëndimor sepse jemi të bindur se është në interesin strategjik të një Evrope të lirë".
BE mund të hapë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë vitin e ardhshëm.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ministri-gjerman-te-gjithe-aktoret-politike-ne-shqiperi-duhet-te-mbeshtesin-reformat

Buy Now on CodeCanyon