Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një persona ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin Elbasan- Metalurgji.

Policia sqaron se "mjeti me targa El 9956 A me drejtues shtetasin E.P.,28 vjeç, banues në lagjen "Aqif Pasha" në Elbasan , është përplasur me motoçikletën me targa AR 489".

Si pasojë e përplasjes është aksidentuar drejtuesi i motoçikletës dhe është transportuar në Spitalin e Elbasanit , në gjendje të rëndë.

Drejtusi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/elbasan-makina-perplas-motocikleten-1-i-plagosur