Dyshohet se një sasi tritoli i është vendosur një makine në lagjen "Kushtrimi" në Vlorë pranë Drejtorisë së Policisë. Mjeti ndodhet i p[arkuar, ndërsa policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka rrethuar zonën. Në foto është mjeti ku dyshohet se është vendosur tritol.<br /><br />Burime nga Policia thonë për Report Tv se pronari i mjetit ku dyshohet se është vënë sasia e eksplozivit është ndaluar gjatë natës në Fier. Shtetasi me makinën tip "BMË" me targa AA895 TX është mjeti ku dyshohet se është vënë lënda plasëse. <br /><br />Nuk dihen ende detaje mbi identitetin e pronarit të mjetit, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Forcat xheniere kanë shkuar në vendin ku ndodhet makina për të bërë ekspertimin e automjetit dhe për të konfirmuar nëse në makinë është vendosur tritol