Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy gjyqtarë kalojnë me sukses vetingun.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi sot në detyrë gjyqtarin e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Dritan Hallunaj.

Po ashtu u konfirmua në detyrë dhe gjyqtarja pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Brunilda Kadi. Por KPK vendosi transferimin e një ndër vendimeve të gjyqtares në KLD për të vlerësuar nëse ka shkelje disiplinore

"Gjithashtu vendosi transferimin e çështjes civile të regjistruar në gjykatën e rrethit gjyqësor Tiranë me nr 9821/ 1649, datë 23 maj 2017 pranë organit kompetent për inspektimin e shkaqeve që mund të përbëjnë shkelje disiplinore" u shpreh kryesuesi Lulzim Hamitaj.

"U befasova nga pjesa e dytë e vendimit të KPK" u shpreh gjyqtarja pasi dëgjoi vendimin.

Trupi gjykuese përbëhej nga Lulzim Hamitaj kryesues, Roland Ilia relator, Fildes Shuli anëtare

Po sot Komisioni i Pavarur i Kualifikimit do të japë vendimin për gjyqtarin pranë Gjykatës Administrative Shkalla e Parë Tiranë, Gentian Medja dhe për prokurorin pranë Prokurorisë për Krimet e Rënda, Besnik Muçi.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kalon-vetingun-gjyqtari-i-gjykats-se-krimeve-te-renda-dritan-hallunaj