Subscribe në Ora Neës këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike ka akuzuar qeverinë Rama se nuk po i kushton vëmendje arsimit duke bërë që ai të braktiset nga 133 mijë nxënës në 4 vite.

Deputetja Albana Vokshi deklaroi se kjo situatë është një këmbanë alarmi për rininë. Sipas Vokshit varfëria është armikja kryesor për këtë gjendje të arsimit

Albana Vokshi: "Braktisja e shkollave nga 133 mijë të rinj në 4 vjet është këmbanë alarmi për rininë se sa kohë të jetë Edi Rama kryeministër, as punë nuk do të ketë për ta, as profesionistë nuk do të bëhen dot."

Opozita premton se do të ndryshojë situatën pas ardhjen në pushtet pasi do të ofrojë mbështetje financiare për nxënësit dhe studentët

Albana Vokshi:"Partia Demokratike do të sigurojë tekste falas për të gjithë fëmijët që ndjekin arsimin publik, pa përjashtim. Do të sigurojë mbështetje për nxënësit e studentët e familjeve në nevojë. Do mbështesë financiarisht nxënësit e talentuar e të shkëlqyer. PD do të mbështesë mësuesit e pedagogët duke siguruar kushte të mira e dinjotoze punë. PD me të ardhur në pushtet do të shfuqizojë Ligjin e Arsimit të Lartë."

Sipas Vokshit të dhënat zyrtare, tregojnë se edhe arsimi profesional, ka një rënie të ndjeshme prej më shumë se 2 mijë studentësh krahasuar me vitin 2013.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/pd-133-mije-nxenes-e-studente-braktisen-shkollen-nen-qeverisjen-e-rames