Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia rrugore e Tiranës ka rritur edhe më tej kontrollet në akset rrugore duke ndëshkuar rastet e tejkalimit të shpejtësisë, parakalimeve të gabuara dhe shkeljeve të reja që përbëjnë rrezik për sigurinë në rrugë.

Shefi i qarkullimit rrugor të Tiranës Erjon Ahmeti tha se radarët për matjen e shpejtësisë janë të vendosur në të gjitha ato rrugë kryesore dhe dytësore që konsiderohen si pika të errëta për aksidentet.

Kemi intensifikuar punën për të goditur gjithë kundravajtjet që janë burim aksidentesh,ecjen me shpejtësi, parakalimi i gabuar, përdorim i alkoolit"

Radarët janë të vendosura në të gjitha njollat e zeza si në rrugët interurbane dhe urbane të qytetit."

Po sot mesazhin për kujdes kanë përcjellë edhe shefat e komisariatit të policisë rrugore Fier e Vlorë.

Ndërsa në Shkodër krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, numri i automjeteve është më i ulët. Megjithatë policia rrugore i ka të identifikuara akset me dyndjen më të madhe dhe prandaj janë vendosur patrullat e përbashkëta me rendin, me qëllim normalizimin e trafikut dhe shmangien e radhëve.

Shefi i qarkullimit rrugor Valmir Nikolli zgjodhi këtë fundjave që të jetë në krye të patrullës së vendosur tek kryqëzimi i urës së re të Bunës, aty ku ndërthuret hyrja dhe dalja e Shkodres me Muriqanin dhe Velipojën.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kujdes-drejtimin-e-mjetit-policia-rrugore-ndodhet-kudo