Një vajzë e re është bërë dëshmitare okulare e cila ka parë të gjithë skenën e avarisë së helikopterit në Korçë. Ajo tha për Report Tv se kishte parë helikopterin teksa ulej, i cili sipas saj goditi një pemë në lulishten pranë Unazës së qytetit të Korçës.<br /><br />Helikopteri do merrte nusen në një dasmë që zhvillohej shumë pranë vendit të ngjarjes, ndërsa në momentin e rënies në shesh ka pasur mjaft njerëz, të afërm të çiftit që martohej.<br /><br />Sa isha zgjuar nga gjumi kur po shihja nga dritarja e shtëpisë që erdhi helikopteri për të marrë nusen. I pashë bishtin në një pemë dhe më pas helikopteri ra. Kishte mjaft njerëz që ishin këtu rreth e rrotull, të afërm të çiftit.
