Surprise Me!

Ora News - Piku i fluksit të emigrantëve që vijnë në Shqipëri për pushime

2018-08-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ka arritur pikun fluksi i emigrantëve që vijnë në Shqipëri për pushime.

Rreth 11000 emigrantë dhe 4000 automjete kanë mbërritur përgjatë kësaj fundjave në portin më të madh të vendit. Mes tyre ka pasur edhe pasagjerë që e përdorin pikën kufitare të Durrësit si pikë tranzit, siç janë kosovarët dhe maqedonasit, por edhe shtetas të huaj.

Si rezultat i fluksit të madh të emigrantëve, tragetet po punojnë dopio ?corse, çka do të thotë se pas zbarkimit të pasagjerëve në Durrës, nisen sërish në Bari-trieste dhe ankona për të sjellë pasagjerë.

Ndërkohë në portin e Durrësit po punojnë në kapacitet të plotë të gjitha sportelet e pikës kufitare të portit. Rreth 16 sportele janë vënë në dispozicion nga policia kufitare dhe dogana e Durrësit, ndërsa procedurat janë lehtësuar për të mos u krijuar dyndje para sporteleve.

Nisja e muajit gusht ka përkuar me rritje të fluksit të emigrantëve që kthehen për pushime në atdhe nga pika kufitare e portit të Durrësit. Pritet që në ditët në vijim të ketë një rritje edhe më të lartë të fluksit të pasagjerëve drejt portit më të madh të vendi.

7 mijë emigrantë hynë dje nga Kakavija
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/piku-i-fluksit-t-emigranteve-qe-vijne-ne-shqiperi-pushime

Buy Now on CodeCanyon