Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Rëndohet bilanci i shpërthimit të një autocisterne me lëndë djegëse në Bolonja të Italisë.

Dy persona kanë gjetur vdekjen dhe të paktën 67 të tjerë kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ura e autostradës që lidh A1-A14 në Casalecchio është shembur pjesërisht si pasojë e shpërthimit.

Shpërthimi i autocisternës ndodhi pranë aeroportit të Bolonja në zonën Borgo Panigale rreth orës 14:00.

Shpërthimi ishte aq i fuqishëm sa tymi dhe shtengullat e zjarrit ishin të mëdhaja dhe dukeshin nga të gjitha anët e Bolonjas.

Si pasojë e shpërthimit edhe dhjetëra makina janë përfshirë nga flakët.

Shpërthimi është shkaktuar nga një aksident që përfshiu tre automjete të rënda.

TGCom shkruan se pak para orës 14, një aksident midis një mjeti që mbante lëndë të ndezshme dhe disa makina shkaktoi një zjarr që u pasua me shpërthime.

Disa nga të plagosurit janë goditur nga mbeturinat pas shpërthimit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/video-shperthim-i-fuqishem-ne-bologna-te-italise