Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mungesa e reshjeve të shiut dhe temperaturat e larta të ditëve të fundit që kanë përfshirë vendin tonë kanë ndikuar në rënien e nivelit të ujit në basenin e Hidrocentralit të Fierzës. Ndryshe nga një muaj më parë kur ky liqen ishte pranë kuotës maksimale, këtë fillim gushti niveli ka arritur në 293 metra.

Pavarësisht tendencës në rënie, baseni më i madh në vend, që shërben si rregullator edhe për liqenet e Komanit dhe të Vaut të Dejës, vazhdon të jetë në nivele të pranueshme. Por nisur nga parashikimi i meteorologëve, ditët me temperatura të larta do të vijojnë dhe për pasojë edhe prurjet në këtë liqen pritet të shënojnë rënie.

Në nivelin maksimal Liqeni i Fierzës arrin në 296 metra ndërsa ka një kapacitet prej 2.7 miliard metër kub ujë.

Ndërsa niveli më i ulët kur nuk mund të prodhohet energji elektrike është 242 metra, dhe kapaciteti në këtë rast shkon në 1.2 miliardë metër kub ujë. pikërisht situata e mirë hidrike e muajve të fundit ka sjellë rritje të prodhimit dhe eksportit të energjisë elektrike. kjo ka sjellë dhe rritje të ekonomisë, që sipas INSTAT gjashtëmujorin e parë preku nivelin e 4.3 për qind

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/bie-niveli-i-fierzes