http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Presidenti Hashim Thaçi kerkon mbajtjen e nje referendum qe qytetaret të vendosin me vote per bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën. Thaçi shprehet se gëzon mbështetje masive nga populli për propozimin e tij, ndërsa thote se në shtator do të nise bisedimet për ta bërë realitet bashkimin.

HASHIM THACI
PRESIDENT I KOSOVES

?Vullneti masiv i qytetarëve të Kosovës është në favor të kësaj ideje, gjithashtu vullneti masiv është edhe i atyre që jetojnë në Luginë të Preshevës që t?i bashkëngjitën Kosovës. Kërkesa e tyre është e drejtë dhe e pranueshme. Në rast se ka pajtim mes dy palëve për këtë kërkesë askush nuk do të jetë kundër, as SHBA-të e as BE-ja?Besoj nga shtatori do të ketë diskutim të hapur për këtë çështje, por gjithçka do të jetë transparente, unë do të flasë me qytetarët e Kosovës si dhe do të shqyrtoj seriozisht që për këtë çështje qytetarët të deklarohen me pyetjen në rast janë në favor të bashkimit të Luginës me Kosovën?

Duke siguruar se po punon fuqishëm për bashkimin e Luginës me Kosovën, Thaci vijon të kembengule se nuk do të ketë ndarje dhe as shkëmbim të territoreve.

?E ritheksoj, Kosova është një, është vend i pavarur sovran nuk do të ketë ndarje nuk do të ketë shkëmbim, mund të ketë dhe duhet të ndodhë bashkimi i Medvegjes, Bujanovcit dhe Preshevës me Kosovën, të tjera janë lajme të rrejshme?

Ndërkohë liderë politikë në qeveri e opozitë kundërshtojnë idetë e presidentit Thaci.

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, e konsideron të rrezikshme "korrigjimin e kufijve"

Ndërsa kryetari i Nismës Fatmir Limaj, është shprehur se as presidenti e as ksryeministri, nuk kanë të drejtë të bisedojnë në emër të Kosovës për një autonomi ose për një ?Republikë Srpska? në Kosovë.