Nga qyteti i Vlorës, ku edhe po zhvillon një vizitë zyrtare, kryeministri Haradinaj tha se kufijtë nuk duhet të preken.

Sot ndoshta do të jem më i kujdesshëm me prononcimn tim, relaliteti i sotëm është rezultat i atyre luftrave. Hapja e temës së kufijëve është e papranueshme. Kufijtë nuk do të preken. Gjithsesi jam pro të heqim doganën Kosovë-Shqipëri. Me këtë po e devijoj pyetjen me qëllim. Sa i përket referendumit, fatmirësisht jetojmë në demokraci por ritheksoj së kufijtë janë vendosur me luftë.

Ramush Haradinaj
I pyetur për akuzat e forta që Thaçi bëri ndaj ish-kryeministrit shqiptar, Sali Berisha, të cilin e akuzoi për bashkëpunime me Millosheviçin, Haradinaj vendosi që të mos përgjigjej sërish.

I përshëndes të gjithë, pozitë dhe opozitë.

Ramush Haradinaj