Surprise Me!

Ora News - Liroi nga paraburgimi Taulant Beqiraj, kërkohet shkarkimi i gjyqtares së Vlorës

2018-08-08 3 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministria e Brendshme dhe Ministria e Drejtësisë janë bërë bashkë kundër vendimit të gjyqtares së Gjykatës së Vlorës, Herila Çela e cila ka lënë në arrest shtëpie Taulant Manaj, ose i njohur dhe me mbiemrin Beqiraj.

28 vjeçari ishte kapur me armë pa leje dhe ndonëse ishte një person përsëritës dhe i njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës gjyqtarja ka bërë zëvendësimin e masës së sigurisë nga arrest me burg në arrest shtëpie.

" Ky vendim, në kufijtë e absurdit, ka vënë në pikëpyetje gjithë luftën dhe sakrificën e bërë deri më tani. Duke pasur besimin se vendimet e gjykatave nuk janë pronë apo interes vetëm i gjyqtarit që jep vendimin, gjejmë rastin të denoncojmë me forcë dhe publikisht historikun e një të personi të arrestuar 2 herë brenda pak muajve për vepra të rënda penale dhe i lënë më pas në masën ?Arrest shtëpie?, megjithëse herën e dytë kishte thyer këtë masë dhe u kap me armë në makinë " tha Zvendesministri i Brendshem Besfort Lamallari në një deklaratë për median.

Si arrestohej dhe lirohej Taulant Manaj

Më datë 27.02.2017, arrestohet në flagrance Tauland Manaj (Taulant Beqiraj), 28 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale ?Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim? dhe ?Mbajtje pa leje e armeve luftarake dhe municionit?. Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë me Vendimin Nr. 61 datë 02.03.2018 caktoi masën e sigurisë ?Arrest ne burg?, për shtetasin Taulant Manaj.

Atë ditë pati një përplasje mes dy grupevenë Vlorë duke shkaktuar tre të plagosur
Me Vendimin Nr.979 datë 28.03.2018, Gjykata e Apelit Vlorë ndryshoi masën e sigurisë nga ?Arrest ne burg?, ne masën e sigurisë ? Arrest në shtëpi ? për shtetasin Taulant Manaj.

Tre muaj më pas, më datë 23.06.2018, u be serish arrestimi ne flagrance Taulant Manaj (Beqiraj) i dyshuar për kryerjen e veprave penale ?Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit?, ?Mbajtja pa leje dhe prodhim i armeve, armeve shpërthyese dhe i municioneve ? dhe ?Prodhim dhe shitje e narkotikeve ?.

Me Vendim Nr. 1416 date 06.08.2018, Gjykata e Shkalles së Parë Vlorë, ka vendosur zëvendësimin e masës se sigurimit personal ? Arrest në burg? me masën e sigurisë ? Arrest në shtëpi?, për një person përsëritës dhe të njohur për rrezikshmërinë kriminale në qytetin e Vlorës.

KLD kerkon shkarkimin

Ministria e Drejtësisë i kërkon Inspektoriatit të Këshillit të Lartë të Drejtëisë me shumë urgjencë të hetojë për veprimet e gjyqtares së Vlorës Herila Çela

"Ne do të ndjekim deri në fund çështjen dhe do të propozojmë pranë KLD marrjen e masave në përpjestim me shkeljen, deri edhe shkarkimin e gjyqtares" tha zv.ministri i Drejtesise, z.Toni Gogu.

Bëhet fjalë për rastin e një të arrestuari me armëmbatje pa leje ndaj të cilës gjyqtarja ka vendosur masën e sigurisë 'arrest shtëpie" edhe pse ai ishte përsëritës.

"Gjyqtarja Herila Çela, duke mbyllur sytë para fakteve e provave kuptimplota, ka vendosur masën e sigurisë arrest në shtëpi, për një...

Buy Now on CodeCanyon