Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur homazhe në varrin e Ismail Qemalit në Vlorë.

Nga Vlora ai iu është pëgjigjur Thaçit mbi duke thënë se "kufijtë nuk lëvizen me fjalë".

Ndërkohë për shkeljet kushtuetuese nënvizoi se janë retorikë politike asgjë më shumë.

Ramush Haradinaj: "Për fat të keq për popujt e Ballkanit luftrat kanë qenë tragjike në të kaluarën dhe realiteti i sotëm është krejtësisht rezultat i epilogjeve të atyre luftrave. Hapja e temës së kujfive është e papranueshme për mua.

Ajo për të cilën unë jam pro është që të më 1 janar të hiqet dogana midis Kosovës dhe Shqipërisë.

Është një retorikë politike. Beogradi bën një retorikë, Prishtina i bën një kundërpërgjigje, në fund kufijtë nuk lëvizen me fjalë. Ne fatmirësisht jetojmë në demokraci por kufinjtë janë ndarë si rezultat i epilogjeve të luftrave. Nuk duhet të preken kufijtë."

Haradinaj pritet të zhvillojë një sërë aktivitetesh. Ai do të vizitojë Muzeun Historik dhe atë të Pavarësisë.

Në vitin 2012 Haradinaj është nderuar me titullin 'Qytetar Nderi i Vlorës'. Kryeministri i Kosovës nuk ka qenë i pranishëm në ceremoni dhe titulli u tërhoq nga bashkëshortja e tij.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ramush-haradinaj-sot-mysafiri-i-vlores