Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një 53 vjeçar u ekzekutua me armë zjarri mëngjesin e së premtes në qytetin e Shkodres.

Ngjarja ndodhi në lagjen ?Guerrile? dhe viktima u identifikua si shtetasi Fatbardh Lici.

Ai ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një lokal në rrugën kryesore të unazës perendimore, kur është qëlluar për vdekje.

15 plumba janë shkrepur në drejtim të tij nga autori që mësohet se ka qenë i maskuar dhe që menjëherë më pas është larguar nga vendngjarja, duke shfrytëzuar daljet e shumta që ka unaza me rrugë të tjera dytësore të qytetit.

Nuk dihet ende nëse arma e përdorur në vrasje ka qenë pistoletë apo kallashnikov, por provat balistike do ta përcaktojnë thonë burime policore.

Pak minuta pas ngjarjes policia bëri me dije se gjeti në lagjen ?Dobraç? një automjet tip Benz duke u djegur, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autori për të lëvizur në momentin e krimit.

Forcat e policisë bënë krehjen e zonës dhe ngriten disa pika kontrolli, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Disa bizneseve në zonën ku ndodhi ngjarja do tu sekuestrohen pamjet e kamerave të sigurisë, ndërsa lokali ku ndodhi vrasja mësohet se nuk ka të tilla.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasje-me-arme-zjarri-nje-shkoder