http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Juglindja e vendit është kthyer në një kantier ndërtimi. Akset rrugore qe pritet te përfundojnë janë Qukës-Qafë Plloçë, Lin ? Qafë Plloçë, Korçë- Ersekë, Korçë ? Voskopojë si dhe Korçë- Vithkuq- Panarit. Zonat turistike si Voskopoja, Vithkuqi e Dardha, por edhe disa fshatra të Kolonjës e Pustecit janë te pasur me vlera të trashëgimisë dhe kulturës sonë kombëtare. Ndaj ndërtimi i këtyre akseve konsiderohet prioritet. Edhe banorit e këtyre zonave mendojnë se kjo rrugë do te sjelle zhvillim.

Për kryetarin e bashkisë Sotiraq Filo, ndërtimi i këtyre akseve jo vetëm ka shtuar interesin e vizitorëve të shumtë, por edhe fshatrat turistikë të kësaj bashkie kanë filluar ta ndjejnë ndryshimin.

Të pesta akset rrugore që janë drejt përfundimit pritet t?i japin zhvillim juglindjes. Ato do te ndihmojnë gjithashtu edhe fermerët te nxjerrin produktet e tyre ne treg.