Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Arrestohet autori i vrasjes së 8 anëtarëve të fisit në Selenicë.

Ridvan Zykaj u kap në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Policia ka sekuestruar edhe armën e krimit të rëndë, një kallashnikov.

Zykaj vrau pasditen e së premtes (10 gusht) 8 kushërinjtë e tij dhe ka plagosur 6 të tjerë. Ngjarja ndodhi rreth orës

24-vjeçari ka shkuar në banesën e vëllait të moshuar të gjyshit të tij dhe ka qëlluar me breshëri automatiku duke shkaktuar 8 të vrarë dhe 6 të plagosur. Mes viktimave janë 3 gra dhe dy fëmijë.

Fillimisht, Ridvani vrau Demir Zukajn 75 vjeç dhe gruan e tij Perie, 72 vjeç. Më pas, ai ka shkrepur automatikun, djalit të Demirit, Azem Zykaj 45 vjeç dhe gruas së tij, Afërdita Zykaj 42 vjeç.

Autori i masakrës nuk është ndalur me kaq. Pasi ka braktisur shtëpinë e tyre, ai ka shkuar në banesën e djalit tjetër të 75 vjeçarit, duke vrarë Besimin, 43 vjeç dhe gruan e tij Vasilika, 42 vjeç. Gjithashtu, ai ka vrarë edhe dy fëmijët e tij, Sara 16 vjeçe dhe Ledioni 8 vjeç.

Njoftimi i policise

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, të përdorur nga ana e strukturave Policore të DVP Vlorë, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë, u bë e mundur kapja e autorit të krimit Ridvan Zykaj në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Gjithashtu u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov.

Autori është shoqëruar në DVP Vlorë, për veprimet e mëtejshme.

Materialet hetimore do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ''Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave'', parshikuar nga neni 79/dh i Kodit Penal.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/arrestohet-autori-i-masakres-se-selenice