http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Muaji korrik ka rezultuar si më i keqi i viteve të fundit sa i përket performancës së kompanive ajrore, që operojnë në aeroportin ?Nënë Tereza?. Në muajin që lamë pas janë shënuar 39 raste kur kompanitë ajrore kanë shkaktuar vonesa në fluturimet e parashikuara, ndërsa janë regjistruar 13 aullime.

Vonesat e fluturimeve kanë nisur nga dy deri në 10 orë. Shifrat janë publikuar nga Autoriteti i Aviacionit Civil i cili ka evidentuar, se linjat ajrore me Italinë mbajnë rekord në spostimin e orareve.

Ky fakt ka bërë që mijëra pasagjerë të bllokohen për orë të tëra në aeroport dhe të mos marrin shërbimin e paguar.

Sipas Autoritetit të Aviacionit Civil kompanitë ajrore kryesisht ato që operojnë drejt destinacioneve të Italisë thonë se kanë probleme operacionale, çka ka ndikuar në vonesat e shkaktuara.

Paralelisht me këtë situatë është rritur edhe numri i pasagjerëve që kanë aplikuar për të marrë dëmshpërblim. Në bazë të rregullores europine për CD 3 orë vonesë të fluturimit kompensimi është 250 euro.

Pak kohë më parë kreu i Aviacionit Civil Krislen Keri i ka kërkuar homologut të tij italian që të marrë masa ndaj kompanive që paraqesin problematika të tilla në linjat me Shqipërinë.

Për shkak edhe të fluksit të madh që shënohet gjatë sezonit veror, vonesat në fluturime ndodhin në mbarë botën. Por në rastin e Shqipërisë, kompanitë ajrore italiane janë kthyer në stresin e pasagjerëve shqiptar, pasi vonesat e tyre janë të vazhdueshme.