Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Numri i pushuesve që kalojnë pikën kufitare të Morinës ka qenë shumë i madh këtë fundjavë. Në 24 orët e fundit nga kjo pikë kalimi kanë hyrë rreth 20 mijë udhëtarë.

Situata solli vështirësi në qarkullimin rrugor. Në segmentin Morinë-Kukës, pranë Urës së Uzinës ku po punonet për ndërtimin e urave të tjera drejtuesit e automjeteve janë të detyruar të presin gjatë për të kaluar.

Ndërkohë shoferët, ata të ardhur nga Kosova, ankohen për rrugën e amortizuar dhe bëjnë thirrje për të marrë masa urgjente.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/kosovaret-hyjn-ne-shqiperi-nga-morina-ankohen-gropat