Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plot 42 pasgoditje janë regjistruar nga Instituti i Gjeoshkencave që pas tërmetit me magnitudë 5.1 e shkallës rihter të ndodhur më datën 11 gusht.

Sizmiologu Elgert Gjuzi thotë se lëkundjet sizmike janë ndjerë në zonat përreth Bulqizës, aty ku ishte dhe epiqendra e përmetit.

Elgert Gjuzi: "Që nga data 11 gusht e në vazhdim janë regjistuar një sërë tërmetesh ku goditja kryesore ishte me magnitudë 5.1 rihter. Pasgoditjet më pas kanë qenë me magnituda nga 3.2 deri tek 1.7 shumë të ulëta.

Edhe pse intensiteti i pasgoditjeve ka qenë shumë më i ulët sizmiologët nuk përjashtojnë rrezikun nga tërmetet e tjera pasi Shqipëria është një vend me veprimtari të zhvilluar sizmike.

Elgert Gjuzi: "Ky aktivitet ka ardhur drejt shuarjes dhe është një shenjë e mirë por gjithmonë nuk mund të thuhet se siguri se nuk do të ketë të tjerë."

Tërmeti i 11 gushtit vjen pas atij të 4 korrikut me epiqendër në Hamallaj me magnitudë 5.1. Rezulton se zona më e rrezikuar është ajo e bregdetit adriatiko jonian ku përfshihet Vlora, Saranda.

Por është një brez shumë aktiv për rënien e tërmeteve dhe Elbasan, Dibër, Lushnje.

Qytetarët duhet të tregojnë kujdes të ruajnë qetësinë, të dalin nga objektet dhe të qëndrojnë në vende të sigurta.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/plot-42-pasgoditje-nga-termeti-i-se-shtunes-smund-te-themi-se-ska-te-tjera