Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Policia rrugore paralajmëron drejtuesit e mjeteve që kryejnë parakalime të gabuara duke bllokuar trafikun në zonat turistike se do të përballen me penalitete të ashpra.

Drejtor i Policisë Rrugore, Mithat Tola tha se në kolonat e automjeteve që qarkullojnë në zonat e pikut të trafikut në vend, ka edhe mjete private pa simbole të policisë, që brenda tyre kanë efektiva të rrugores që dokumentojnë shkeljet.

Sipas tolës, për ata drejtues mjeti, të cilët në shkelje të normave të sjelljes kanë kryer ?parakalimin? e kolonave të mjeteve në korsinë në sens të kundërt, janë marrë masat administrative përveç gjobës edhe pezullim të lejedrejtimit për një periudhë kohe 2-4 muaj.

Tola: Mjete të uniformuara me simbolet e policisë dhe mjete jo të uniformuara të Policisë së Shtetit kanë qarkulluar "në kolonë me mjetet e tjera" në segmentet turistike me ngarkesë të madhe trafiku dhe kanë evidentuar këtë kategori drejtuesish mjeti në shkelje të hapur të normave të sjelljes, duke i transmetuar targat e mjeteve "kundravajtëse" shërbimeve të tjera të policisë, të cilat kanë bërë ndalimin dhe ndëshkimin e kundravajtësve sipas dispozitës sipërpërmendur.

Tola tha se në javët në vazhdim objekt i aksionit të policisë rrugore do të jetë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota por edhe respektimi i rregullave nga drejtuesit e automjeteve.

Tola: Aksioni i Policisë Rrugore këtë javë do të jetë kontrolli ndaj drejtuesve të mjeteve me dy rrota për mospërdorim të kaskove mbrojtëse; evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që përdorin aparatet celularë gjatë drejtimit të mjeteve, tejkalimet e shpejtësisë, dhe respektimi i këmbësorëve nga drejtuesit e mjeteve në qendrat urbane.

Policia Rrugore kërkon vëmendjen e drejtuesve të mjeteve kamionë të cilëve u kërkon të respektojnë kërkesat dhe kufizimet e vendosura në memorandumin mes ministrive për sezonin veror.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/police-pa-uniforme-ne-zonat-turistike-shkeljet