Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një drejtues mjeti që qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit, është arrestuar nga policia pasi tentoi ti japë 20 mijë lekë ryshfet oficerit të qarkullimit rrugor.

Policia njoftoi se gjatë kontrolleve policore, në funksion të disiplinimit dhe rritjes së parametrave të sigurisë, u verifikua se shtetasi me iniciale A. H., 32 vjeç, po drejtonte mjetin pa vendosur rripin e sigurisë, pa leje drejtimi me vete dhe gjatë kontrollit dhe verbalizimit të shkeljes, i ofroi një shumë me prerje 2000 lekë të reja agjentit verifikues të Policisë Rrugore me qëllim shmangien e penalizimit.

Në këto kushte, drejtuesi i mjetit u arrestua në kushtet e flagrancës për veprën penale të ?Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike?, si dhe u përpilua procedura administrative për shkeljet e evidentura.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/po-levizte-pa-patente-e-pa-rrip-tenton-te-bleje-policin-me-2-mije-leke