Pas të nxehtit afrikan, vendi është përfshirë nga reshje shiu. Edhe pse moti është shoqëruar me rrebeshe shiu, temperaturat kanë vijuar të jenë të larta deri në 36 gradë maksimalja.

Sipas Meteoalb, edhe të enjten vendi do të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike. Mesdita do të ketë sërish rrebeshe të shkurtra shiu në të gjithë territorin.

Por të gjithë ata që kanë zgjedhur të pushojnë në zonat bregdetare nuk duhet të frikësohen, pasi moti do të vijojë të jetë i kthjellët dhe me temperatura të larta.

Sipas sinoptikanëve, e premtja rikthen kthjellimet në të gjithë territorin, diell dhe temperatura deri në 36 gradë celsius.