Sarandë- Mëngjesin e sotëm policia e Sarandës ka bllokuar një gomone në grykëderdhjen e lumit Bistricë. Gomonia ishte e gjatë 7 metra ndërsa rezulton të kishte ardhur nga Greqia.<br /><br />Burimet policore konfirmojnë për Shqiptarja.com dhe Report Tv se mjeti ishte vjedhur në Paksos të Greqisë më 13 gusht. Pronari i saj ishte një shtetas italian.<br /><br />Sipas të dhënave të para të policisë dyshohet se mjeti i shpejtë do përdorej për trafik lëndësh narkotike.