Policia Rrugore ka ndërmarrë një plan masash, në kuadër të Tispol gush 2018, për të parandaluar aksidentet rrugore ku më të prekur janë këmbësorët.

Në njoftimin e shpërndarë nga Policia e Shtetit thuhet se ka një rrezik potencial për këmbësorët që kalojnë rrugën.

Njoftimi i plotë:

Krahas Planeve të Kontrollit ?Tispol Gusht 2018?, Policia Rrugore e kryeqytetit ka kryer disa vëzhgime dhe monitorime në të gjitha rrugët kryesore urbane dhe interurbane të Kryeqytetit, për mënyrën e sjelljes së këmbësorëve në raport me rregullat e qarkullimit rrugor dhe rrezikshmërinë që e karakterizon këtë kategori.

Nëse i referohemi statistikave policore të ngjarjeve rrugore me pasoja fatale, këmbësorët mbeten më të prekurit nga aksidentet rrugore.

Pamjet e rregjistruara në rrugë të ndryshme të kryeqytetit, flasin shumë për rrezikun potencial që mbart çdo këmbësor i monitoruar, por edhe shumë të tjerë që nuk shihen.

Ata janë objekt analizash dhe sensibilizimi i Policisë Rrugore për pasojat dhe pasigurinë e tyre.

Policia Rrugore këshillon këdo të përdor vendkalimin dhe mbikalimin e këmbësoreve! Aty ku mbikalimi mungon, sigurohu mirë dhe kalo, mos rreziko jetën!