27 ton fileto pule të ardhura nga Brazili janë bllokuar në portin e Durrësit nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit.

Shkak është bërë infektimi i mishit me salmonelë.

Analizat e kryera nga AKU kanë faktuar se mishi i pulës ishte me salmonelë, për këtë arsye është ndaluar futja e kontenierit në Shqipëri dhe është kërkuar kthimi në vendin e origjinës.

Kjo nuk është hera e parë që në vendin tonë kapen ngarkesa me mish të infektuar të ardhur nga Brazili.

Gjatë këtij viti nga AKU janë bllokuar e kthyer mbrapsht edhe 7 kontenierë të tjerë, me 180 tonë mish.

Numri total i ngarkesave të importuara nga Brazili gjatë kësaj periudhe të vitit është 259 kontenierë, secili prej të cilëve është kontrolluar e analizuar me rigorozitet.

Kontrollet efikase të shoqëruara me cilësinë e analizave janë garanci e plotë, që produktet që futen në treg janë të sigurta.