28 mijë banorët e Njësisë numër 7 në kryeqytet, tashmë furnizohen me ujë nëpërmjet rrjetit të ri, i cili ka zëvendësuar atë që ishte ndërtuar në vitin 63.

?Rrjeti i ri zëvendëson një rrjet të vjetër para 55 vjetësh, një rrjet gize totalisht i amortizuar dhe tani kalojmë nga 1.5 bar të presionit të ujit në 3 bar. Do të thotë që dyfishohet presioni dhe në pjesën më të mirë të pallateve nuk do të ketë më as nevojë për pompa elektrike që çojnë ujin deri në katet fundore?.

Investimet në ujësjellës do të pasohen me dy projektet që është arritur marrëveshja me BERZH.

?Do të vazhdojmë me këtë ritëm me investimet e ujësjellësit dhe sigurisht, dy investimet madhore të 6-mujorit të dytë do të jenë dyfishimi i kapacitetit filtrues të Bovillës me kredinë e BERZH-it, si dhe linja direkt nga Bovilla deri te Astiri?.

Bazuar në të dhënat e UKT, njësia 7, 95% e banorëve janë të rregullt me pagesat e ujit.