Shkodër- Presidenti Ilir Meta, ka shkuar në familjen e njërit prej shqiptarëve që humbi jetën në tragjedinë e Genovas ku u shemb ura Morandi.

Meta ka vizituar familjen e Admir Bokrinës në Oblik të Shkodrës. Meta ka takuar të afërmit e shqiptarit dhe iu ka bërë apel të bëhen të fortë.

As ju, askush se priste. Është një fatkeqësi dhe dhimbje që nuk ka fjalë, duhet forcë për ta përballuar dhe fuqi madhore. Tragjedi që s'ka fjalë. Tragjedia e Genovas të na ndihmojë të reflektojmë për sigurinë e veprave publike. Duhet të marrim masa të forta për parandalimin e tragjedive të tilla në vendin tonë.

Mundësi për të reflektuar dhe shteti ynë për sigurinë e veprave të artit. Jo vetëm urave por dhe hidrocentralet dhe veprat e rëndësisë së veçantë. Solidariteti i shprehur nga shteti t?ju bëjë më të fuqishëm për të përballuar këtë humbje të pazëvendësueshme.