Surprise Me!

Report TV - Ekskluzive-E plotë/ Incidenti në kamp, muxhahedinët iranianë rrahin gazetaren britanike

2018-08-19 12 Dailymotion

Nga Muhamed Veliu, Arsen Rusta

Një incident në kampin e Muxhahidinëve iranianë në Manzë të Durrësit nga ku është goditur një gazetare e mirënjohur britanike dhe ekipi i saj i xhirimit, është tentuar të mbahet sekret. Por Shqiptarja.com ka mundur e zbuloje të gjitha detajet e këtij incidenti.

Burime nga Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Antiterrori, në kushtet e anonimatit, tregojnë se incidenti ka ndodhur më 10 gusht. E gjithë ngjarja nuk është raportuar në komunikatat ditore të ngjarjeve kriminale nga policia, ndonëse përbën një skandal jo të vogël.

Ngjarja

Në fillim të gushtit ka mbërritur në Shqipëri nje ekip i televizionit britanik Channel 4 sëbashku me gazetaren e mirënjohur të çështjeve për Lindjen e Mesme, Lindsey Hilsum. Qëllimi i ardhjes së tyre lidhej me një investigim mbi jetën e muxhahedinëve iranianë që strehohen tashmë prej vitesh në vendin tonë dhe misterin që mbart brënda tij kampi - gjigand dhe i fortifikuar - ndërtuar rishtazi, ku strehohen 3.000 disidentët e regjimit të Iranit.

Shqiptarja.com mëson se gazetarja Lindsey Hilsum, e shoqëruar nga producenti i saj, Darius Bazargan, kanë udhëtuar mëngjesin e 10 gushtit në drejtim të Manzës, në Qarkun e Durrësit, për të filmuar kampin. Ata kanë qenë të shoqëruar nga një përkthyes shqiptar.

Në momentin kur gazetarja Lindsey Hilsum ka qëndruar jashtë rrethimit të kampit, në pjesën e prapme të tij, duke u përpjekur që të shikonte brenda kampit, ajo është shtyrë, madje ndaj saj është ushtruar forcë nga policia private që merret me ruajtjen, si dhe nga disa iranianë.

Një dëshmitar okular i tha Shqiptarja.com se sulmi ishte i menjëhershëm dhe se gazetarja ishte e friksuar. "Ata tentuan t?i merrnin kamerën dhe t?ia thyenin. Gazetaren e kapi paniku dhe nisi të ulërinte, ndërkohë që një djalë me shtat të shkurtër, që i shoqëronte, e kapën nga fyti", tha ai.

Buy Now on CodeCanyon